Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas aleatëve kryesorë edhe Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë kërkon nga PD 12 vende të sigurta në listën e deputetëve për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kryetari i kësaj shoqate, Nebil Çika tha se kreu i PD-së e ka propozimin në zyrë për listën e kandidatëve.
Çika: Ne kemi dërguar një listë ku synojmë të realizojmë të paktën 12 përfaqësues, një në çdo qark, në zona sigurie, njerëz që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë.
Sipas kryetarit Çika, lideri i PD-së, Lulzim Basha, nuk mund ta refuzojë sepse ish të përndjekurit përfaqësojnë rreth 500 mijë njerëz.
Çika: Mendoj se PD dhe e djathta nuk e ka luksin të refuzojë përfaqësimin dhe njëherazi votën e të përndjekurve politikë. Me statistikat e diktaturës komuniste jemi 35 % e popullsisë që i bie minimalisht 500 mijë vota. Është në zgjedhjen e PD dhe të forcave të tjera të djathta të koalicionit, nëse do të ketë një të tillë që të vendosë i do apo nuk i do votat.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cika-presion-bashes-12-deputete-nese-do-voten-e-te-perndjekurve/