Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mospërfshirja në listat e deputetëve të Partisë Demokratike ka sjellë reagimin e Majlida Bregut dhe Astrit Patozit. Bregu shprehet se mbyllet një kaptitull për të, por hapet një i dytë në Partinë e vërtetë Demokratike. Ndërsa Patozi e lidh këtë qëndrim të Bashës me ndërhyrjen e Ramës në listat e opozitës sipas marrëveshjes së 17 majit.
Majlinda Bregu dhe Astrit Patozi kanë reaguar pas lënies jashtë nga listat e kandidimit për deputetë të Partisë Demokratike.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Bregu falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës së saj, shpreh ndjesë që nuk ka bërë më shumë dhe sqaron për opinionin publik se do të nisë një tjetër kapitull me partinë e demokratëve të vërtetë.
Bregu: Gjithsesi tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratike, për të nisur, sigurisht, një kapitull i ri, pa pikë dyshimi në PD dhe dhe me PD e Shqiptarëve Demokratë të Vërtetë!Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit qe s?tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!!!
Përmes një artikulli të gjatë, Astrit Patozi, shpreh keqardhjen për mënyrën se si është katandisur sipas tij ambjenti politik në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mos-perfshirja-ne-listat-e-pd-se-reagojne-te-perjashtuarit/