Rreth 40.000 komisionerë dhe numërues do të angazhohen në procesin zgjedhor të 25 qershorit në Shqipëri.<br /> <br />KQZ përmes një deklarate për mediat thotë se pavarësisht se administrata zgjedhore propozohet nga partitë politike, emërimi i tyre në detyrën e komisionerit apo numëruesit, ngarkon çdo njërin prej tyre me përgjegjësi ligjore për të administruar procesin zgjedhor, sipas rregullave të Kodit Zgjedhor, në mënyrë të paanshme dhe transparente<br /> <br />Sipas KQZ 40.000 komisionerët dhe numëruesit kanë edhe përgjegjësinë morale ndaj shoqërisë shqiptare për të administruar dhe lexuar me korrektësi çdo vullnet të tyre, të shprehur me votë.