PDIU ka hapur fushatën për zgjedhjet e 25 qershorit në Pallatin e Kongreseve. Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi akuzoi Ramën dhe Bashën si shkaktarët kryesorë të krizës politike, ndërsa referuar marrëveshjes politike për koalicionet tha se rregullat u ndryshuan në mes të lojës, por PDIU nuk preket nga këto makinacioni, sikur i cilësoi ai.

Idrizi deklaroi se PDIU është një parti kombëtare dhe futet në zgjedhje për të qeverisur.

?Sot jemi në fushatë pas një marrëveshje shumë të vështirë, falë edhe nismave të PDIU. Pakti kombëtar u bë themeli i paketës McAllister.

Sot për fat të mirë janë të gjithë në garë prandaj e përshëndesim marrëveshjen që arritën dy shkaktarët, ish-qeveria dh ish-opozita, pasi tani i kemi bashkë në qeveri. Nuk dua të merrem me hesapet elektorale.