TIRANE-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje gjatë mitingut të Partisë Demokratike në 'Bulevardin Dëshmoret e Kombit' në Tiranë.<br /> <br />Rreth 80 mbështetës të PD-së, të cilët ishin të pranishëm në momentin që u bë hapja e Fushatës Elektorale, pas tubimit janë paraqitur në spitalin francez në QSUT me simptoma, skuqje fytyre, djegie, lotim dhe shqetësime në sy.<br /><br />Burime konfirmojnë se 12 prej tyre janë të shtruar në Spital dhe po marrin shërbim më të specializuar.