Surprise Me!

Report TV - Blushi i ofrohet PD-së: Ju japim kandidatët për të plotësuar listën

2017-07-09 0 Dailymotion

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi pavarsisht toneve të intensifikuara kundrejt Partisë Demokratike, sot i ka drejtuar një ofertë patneriteti strukturave të saj.

Teksa, PD ka çuar në KQZ një listë me 95 kandidatë dhe jo 140 sa është numri i deputetëve që do të dalin nga zgjedhjet e 25 qershorit, Blushi është vetëofruar për ndihmë në këtë pikë.

Blushi thotë se LIBRA, e cila ka kandiduar 163 burra dhe gra është gati tua plotësojë listën por me një kusht.

?Një ofertë e sinqertë për PD. PD ka regjistruar vetëm 95 kandidatë nga 140 që kërkon ligji, ndërkohë që LIBRA ka kandiduar 163 burra dhe gra nga gjithë Shqipëria.

Nëse ata nuk kanë mundësi dhe u rrezikohet sërish hyrja në zgjedhje ne mund t?ua plotësojmë listën, me kusht që pas zgjedhjeve të mos ngrenë një çadër para selisë LIBRA për të na i kërkuar deputetët mbrapsht?, shkruan Blushi.

Buy Now on CodeCanyon