TIRANË-Policia ka vendosur në pranga gjatë fundjavës 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 ishin të dehur, ndërsa një person për drejtim mjeti pa leje drejtimi, i cili për t'i shpëtuar arrestimit i ofroi 2000 lekë punonjësit të Policisë Rrugore.<br /> <br />Janë pezulluar 54 Leje Drejtimi nga te cilat: 20 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 28 Leje Drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 6 Leje Drejtimi për shkelje të ndryshme të parashikuara nga Kodi Rrugor.<br /> <br />Janë vendosur gjithsej 1260 gjoba, 211 për mospërdorim të rripit të sigurimit, 114 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 17 për shpejtësi tej normave të lejuara, 6 për shkelje të semaforit, 51 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse, si dhe pjesa tjetër për shkelje të ndryshme.
