Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkëshortja e 60 vjeçarit Agim Arapi që u vra pas një konflikti në dyqanin e tij në Durrës i apelon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen.
Vjollca Arapi shkon edhe më tej ku deklaron se prokuroria nuk po i merr në shqyrtim provat filmike të fiksuara nga bizneset përreth.
Kamerat e bizneseve, Vjolla Arapi i vë në dispozicion të Ora News.
Vjollca Arapi: Unë dua drejtësi. Ata të tre e kanë vra. Unë hak nuk marr. Haku për mua është drejtësia dhe Zoti, sepse ma kanë vrarë të tre burrin, ma kanë masakruar.
-I keni paraqitur pamjet në prokurori?
Vjollca Arapi: Patjetër! Habitem që nuk i shihni. Unë i shikoj dhe atje nuk shikohen.
Bashkëshortja e të ndierit thotë se pamjet që tregojnë qartë se Jurgen kurti ka qenë një ndër tre agresorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-vrane-burrin-vjollca-arapi-jurgen-kurti-me-tha-ta-vrame/