Në linjat e transportit urban të Tiranës do të njihen të dyja llojet e aboneve që janë në qarkullim, me dhe pa pullë.<br /> <br />Sipas shoqatës së transportit urban, pulla është një element shtesë sigurie për të shmangur abonetë false. Para dy ditësh, Bashkia bëri me dije se do të njihen vetëm abonetë pa pullë, për sa i përket abonesë së përgjithshme dhe abonesë së studentit.<br /> <br />Drejtori i shoqatës Ferdinand Ibrahimi tha se për 13 operatorët e shoqatës abonetë do të njihen njësoj.
