Surprise Me!

Basha: Ndryshimi i listës, për fitoren e zgjedhjeve

2017-07-09 1 Dailymotion

Kreu i demokratëve Lulzim Basha i ktheu përgjigje kritikëve brenda Partisë Demokratike për zgjedhjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 25 qershorit. Nga Lezha, Basha tha se ishte një vendim i vështirë, por i duhuri për fitoren e zgjedhjeve në 2017.

?Duhet ndryshim. Ndryshimi i Shqipërisë vjen vetëm duke ndryshuar veten tonë. Ju pyeta juve dhe ju më thatë po. Ndaj edhe unë e ndryshova ekipin tonë. Ky ishte vendim i vështirë, por i drejtë dhe i marrë në kohën e duhur. Fitorja e vitit 2017 kërkon ekipin e vitit 2017. Kjo është republika e re. Është e guximshme. Së pari duhen thyer paragjykimet brenda vetes, brenda familjes. Ju e dini për çfarë e kam fjalën?

Më herët nga Peshkopia ku hapi fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, Lulzim Basha ripërsëriti ftesën në adresë të kryeministrit Rama për një debat televiziv.

?Dje ia thashë nga Fieri sot ia përsëris nga Dibra ftesën për debat të drejtpërdrejtë televiziv, le të na dëgjojnë dibranët e shqiptarët. Kush është bilanci yt dhe i imi, kush është programi yt, dhe ai i republikës së re. Mos ia moho shqiptarëve debatin, përgjigju dhe eja në debat?

Kreu i demokratëve u ndal edhe në Bulqizë dhe Mat. Basha tha se mazhoranca e sotme rrënoi ekonominë e familjeve shqiptare. ?Kryefjala e qeverisjes demokratike do të jetë ekonomia?-tha Basha në Mat.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon