Partia Demokratike ka dorëzuar listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sot në orën 09:00 ishte afati i fundit, që i ishte lënë PD për të dorëzuar listën e plotësuar.

Lista përfundimtare dërgohet nga PD në KQZ tre ditë me vonesë nga afati fillestar i parashikuar nga marrëveshja Rama-Basha.

Tashmë me dorëzimin e listës, KQZ pritet që të mblidhet për ta shqyrtuar dhe miratuar.