Prokuroria e Krimeve të Rënda lexon kërkesën për gjykim ndaj Emiliano Shullazit dhe 5 të pandehurve të tjerë ndërsa kërkon që gjatë këtij procesi të paraqiten 38 persona për të dëshmuar mes tyre dhe dy ish ministra.<br /> <br />Sipas Prokurorisë personat që duhet të dëshmojnë në listën e gjatë me 38 dëshmitarë janë: ish ministri brendshëm Saimir Tahiri, ish ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ish drejtori policisë së Tiranës Ervin Hodaj si dhe kryepolici Haki Cako dhe dy akademikët Mynyr Koni dhe Dhori Kule.