Teksa ishte në një takim me banorët e njësisë numër 3, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk ka lënë pa komentuar listat e PD në Tiranë.

Sipas tij, listat për deputetë, është një listë humbësish dhe që nuk përfaqësojnë aspak Republikën e Re. Ai ka ironizuar kandidaten Grida Duma, kandidatin Halim Kosova të cilët kanë humbur në garat për kryetar Bashkie.

"Marun gocat e Tiranës që sjell Grida Dumën, që e rrafi Vangjush Dako, imagjino të të rraf Vangjushi imagjino. Solli Halim Kosovën që ne u rraf turpshëm në Tiranë. Solli Mediun, ne duam ta bëjmë Gërdecin si Tiranën, ndërsa ata duan ta bëjnë Tiranën si Gërdeci, tha Veliaj.

Gjithashtu vetëm një ditë, para një qershorit, festës së fëmijëve e cila përkon edhe me inaugurimin e Parkut të madh të lojërave, kreu i Bashkisë Erion Veliaj u shpreh se Basha ka bërë pjesë e listave për deputet ata që donin ta shkatërronin atë.