Deputetja e PD, Albana Vokshi e ftuar në Report Tv deklaroi se lista e Bashës është e harmonizuar me kontributet në parti dhe shoqëri.

?Republika e re kërkonte edhe një ekip të ri, që ndërthur pjesën e vjetër dhe me eksperiencë me pjesën e re, disa figurave të shkëlqyera, por kemi edhe të rinj fantastikë.

Të gjithë prisnin ndryshime, numri i 24 i largimeve nuk do të thotë asgjë. Le të shohim personat që udhëheqin listën në të gjitha qarqet.

Mua më vjen keq dhe çudi, se në fakt listat po diskutohen me dy standarde. Kur nxori listën PS, kishte a ka kriminelë? Askush nuk diskutoi shkollimin e kandidatëve. Listat duhet shqyrtuar njëlloj, por kjo listë do t?i sjellë fitoren PD? deklaroi ajo.

Duke u ndalur te përjashtimet e gardës së vjetër dhe të 'rebelëve' ndaj Bashës në PD, Vokshi tha se debati dhe kërkesa e këtyre për shkarkimin e kryetarit të PD duhet të bëhet pas zgjedhjeve.