Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Njëmbëdhjetë punonjëse të fabrikës së këpucëve në Budull të Krujës janë helmuar. Punonjëset janë dërguar menjehërë në spital për t?u trajtuar nga mjekët.
Sapo kanë mbërritur në punë punonjëset kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe marrje mendsh.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë aspirimi jo i mirë dhe efektet negative të çliruara nga lënda e parë e punës.
?Sot, më dt 31.05.2017 , rreth orës 09:00, në Spitalin e qytetit Fushë-Krujë janë paraqitur 11 shtetase me komplikacione shendetësore(marrje mendsh, gjendje të fikti), të cilat janë punonjëse të fabrikës së kepucëve në Fushë- Krujë. Shtetaset e mësipërme gjatë orarit të punës në fabrikë, nuk janë ndier mirë. Menjëherë janë dërguar në Qendrën Shëndetësore Fushë-Krujë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Inspektoriatin e Mjedisit, po kryejnë të gjitha veprimet e duhura për përcaktimin e shkakut dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes?, sqaroi policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kruje-helmohen-10-punonjese-ne-fabriken-e-kepuceve/