Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë politikanët që u pyeten në prokurori ne lidhje me skenarin e për vrasjen e deputetit Tom Doshi, do të bëjnë të njëjtën gjë edhe në Gjykatën e Lartë.
Kolegji gjykues i kësaj gjykate pranoi kërkesën e prokurorisë për pyetjen në cilësinë e dëshmitarit të 53personave mes të cilëve Edi Rama, Ilir Meta, Sali Berisha, Saimir Tahiri, Spartak Braho e të tjerë. persona që kanë patur dijeni për këtë çështjen.
Ndërsa nga kërkesat e mbrojtjes u refuzua pyetja në cilësinë e dëshmitarit të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla pasi në cilësinë e prokurorit ka firmosur në kryerjen e veprimeve hetimore për çështjen. Por ky vendim u cilësua i padrejtë nga avokatët të cilët thanë se do ta ripërsërisin kërkesën për dëshminë e tij.
Vladimir Meçe, avokati: Për sa i përket Prokurorisë së Përgjithshme do ta ripërsërisim kërkesën, pasi ne nuk do ta thërrasim si dëshmitar Adriatik Llallën për funksionin e tij si kryeprokuror.
Nga lista e avokatëve u pranua edhe pyetja si dëshmitar e Nard Kokës, vëllait të ministrit të mjedisit Lefter Koka. Për sa i përket kërkesë së prokurorisë ëer ballafaqim mes Doshit e Tahirit, Doshit dhe Ardian Çipës, Doshit dhe Artan Didit gjykata rezervoi te drejten te shprehet ne nje tjetër moment pasi këta persona të jenë pyetur si dëshmitarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-i-tom-doshit-nuk-pranohet-te-merret-deshmitar-llalla/