Nëse zgjedhjet do të bëheshin sot, Partia Socialiste do të merrte 43% të votave, më shumë nga të gjitha partitë e tjera dhe më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.
IPR Marketing dhe Ora News publikuan në emisionin ?Tonight Ilva Tare?, sondazhin e parë për zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas këtij sondazhi, Partia Demokratike siguron 36% të votave, 6% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013.
Vlen për t?u përmendur ndikimi i aleatëve të djathtë sepse partitë politike do të garojnë të gjitha më vete por në listën e Partisë Demokratike janë regjistruar të gjithë aleatët, duke bërë që votat e tyre të shkojnë për këtë sigël.
Rritje ka patur edhe LSI teksa fotografimi i votës në 31 maj e jep në shifrën e 12%, pothuajse 2% më shumë se rezultati i saj në vitin 2013. Surpriza e këtyre zgjedhjeve në sondazhin e parë, është LIBRA e Ben Blushit.
Sipas projeksionit, Blushi merr 2.3% të votave në total. 1.8% PDIU dhe 1.3% FRD. Ndërkohë Sfida për Shqipërinë e Gjergj Bojaxhi figuron me vetëm 1%.
Pak më ndryshe është situata në qarkun e Tiranës. Partia Socialiste në këtë qark merr 41% të votave. Partia Demorkatike merr 33% ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim siguron 14% të votave.
LIBRA e Ben Blushit paraqitet me një shifër rekord për një parti të re, 6% të votave të qarkut të Tiranës, projeksion i cili nëse rezulton i vërtetë deri në ditën e zgjedhjeve, do t?i sigurojë kësaj partie 2 mandate në këtë qark. 1.5% paraqitet Sfida për Shqipërinë, ndërsa PDIU dhe FRD me nga 1%.
Të pyetur se kush do t?i fitopjë zgjedhjet pavarësisht se kë do të votojnë, qytetarët shqiptarë, me 55.9% mendojnë se zgjedhjet i fiton partia Socialiste e Edi Ramës dhe vetëm 8.2% mendojnë se zgjedhjet do t?i fitojë Partia Demokratike e Lulzim Bashës.
5.3% mendojnë se zgjedhjet do t?i fitojë Lëvizja Socialiste për Integrim ndër 29.8% nuk kanë ende një mendim se kush do t?i fitojë zgjedhjet
Sondazhi është kryer në datat 29 dhe 30 maj dhe marzhi i gabimit të tij është plus-minus 2.5%.
Për sondazhin kombëtar janë pyetur 2002 persona nëpërmjet telefonit, ndërsa për sondazhin e qarkut të Tiranës janë pyetur 1000 persona.

Klikoni ketu per te lexuar me shume detaje:
http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-dhe-ipr-marketing-neser-sondazhi-i-pare-per-25-qershorin/

Klikoni ketu per te pare Sondazhin II, 7 qershor 2017
https://www.youtube.com/watch?v=Cj14G1lqLsU