VAU I DEJES-Kryetari i PD, Lulzim Basha prezantoi kandidatët për deputetë në rang qarku dhe shpalosi programin e ?Republikës së re?.

Basha u shpreh se Rama në qeverisjen 4 vjeçare, i braktisi qytetarët, ndërsa Republika e Vjetër është përçarë për shkak të tepsisë dhe pazareve politike.

?Koalicioni i ngjalave dhe i peshkut nuk është më koalicion, pasi janë ndarë dhe janë bërë copë copë për shkak të pazareve.

Po zihen me LSI për tepsinë, nuk kanë fare hesapet tuaja. I bëj thirrje cdo votuesi të PD, që janë zhgënjyer, të kthehen në shtëpi? deklaroi Basha.

Basha u shpreh se Kushtetuta do të ndryshojë dhe deputetët në zgjedhjet e ardhshme do të zgjidhen direkt nga populli dhe nëse nuk mbajnë fjalën pa i mbaruar mandati me një numër të caktuar firmash mund të shkarkohet nga ata që e kanë zgjedhur, sipas modelit Amerikan.