Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu deklaroi se jashtë orarit zyrtar të punës dhe jashtë godinës së punës cdo punonjës i administratës mund të marrë pjesë në fushatë nëse ka dëshirë.

Ajo deklaroi se përmes një strukture të posaçme do të monitorohet nëse administrata publike detyrohet që të marrë pjesë në fushatë.

?Do të monitorojmë kur pjesëmarrja në fushatë është me detyrim, por jashtë orarit dhe godinës dhe me dëshirë cdo kush mund të mbështetë cilindo subjekt.

Urdhri i kryeministrit Rama i ka të përcaktuara qartësisht rregullat; Ndalohet përdorimi i detyruar i administratës në fushatë.

Ndalohet kategorikisht përdorimi i mjeteve, fondeve materiale të ndryshme pronë e administratës publike si dhe burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike të çdo niveli.