Familja 5 anëtarëshe e Tonin Zefit nga fshati Fishtë i Lezhës jetonte në kushte tejet të vështira. Ata jetonin në një dhomë të shkatërruar dhe pa asnjë kusht elementar. Por falë bujarisë së disa banorëve të këtij fshati, familja 5 anëtarëshe e Toninit nuk do të jetë më si më parë.<br /> <br />Që prej një 1 qershorit situata ka ndryshuar. Famulltari i zonës Ded Gjoka kishte bërë prezente problematikën e familjes Zefi tek banorët e zonës.<br /> <br />Me tu njohur me hallin e kësaj familje emigranti Luigj Vulaj dhuroi 20.000$ për ndërtimin e një banese të re, ndërsa kontribute dhanë dhe shumë banorë të fshatit të cilët kontribuuan për një strehë të re dhe me kushte më të mira.