KRUJË-Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga Kruja ku bëri hapjen e fushatës së PD, qeverinë për rrënimin e ekonomisë shqiptare.

Sipas Bashës, Artur Bushi, kryetari i Bashkisë së Krujës zhvillim të ekonomisë shihte vetëm kultivimin e drogës.

?Ju e keni produktin drogën cep më cep të Krujës, e Shqipërisë këto janë të vetmet arritje.
Përkundrazi ju, po ia shikoni sherrin ditë për ditë me shpërndarjen e kanabisit në vend. Kjo është gjendja e rëndë e Krujës dhe Shqipërisë
Edi Rama ka një javë në fushatë dhe refuzon të flasë për prioritetet e vërtetat të qytetarëve, refuzon të japë llogari për 300 mijë vendet e punës.
Për Artur Bushin është rritur ekonomia se ka marrë miliona lekë nga droga. Se për Edi Ramën, ekonomia ishte kanabisi?.