Një sallë ku do të mbaheshin mbledhjet e Kuvendit të Shqipërisë e kthyer në një skenë magjike, anëtarë partie te shqetësuar nga sulmi bërthamor këmbyer me një publik të magjepsur nga numrat dhe historitë.<br />E kjo ishte vetëm një pjesë e magjisë që iluzionisti italian Walter Rolfo solli në Bunk'Art1.<br />Numra magjie që ndërthureshin me rrëfimin personal sollën për publikun shqiptar një spektakël origjinal. Po si ishte për Rolfon të performoje në një bunker?
