Ish-kryetari i LSI dhe njëherazi presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, ka sulmuar nga Lushnja kryetarin e PD, Lulzim Basha, pasi ky i fundit e quajti më herët "Tregtar i Venedikut".

Meta tha se LSI do të dalë forcë e parë politike, ndërsa fshikulloi Bashën kur tha se qytetarët s'do votojnë në e nisën te Çadrën e Lirisë dhe përfunduan te Çadra e Oligarkisë.

Për një drejtim të ri, LSI do të dalë forcë e parë politike për të ardhme të sigurt për të rinjtë.

?LSI forcë e parë për të gjitha nënat dhe gratë e Shqipërisë që u çmendën nga politikanët e Çadrave, që e nisin tek Çadra e Lirisë dhe e mbyllin tek Çadra e Oligarkisë", u shpreh Meta.

Duke shprehur besimin se LSI do dalë forcë e parë në 25 Qershor, Meta tha sërish se Petrit Vasili, i kandidon si i pari i listës në Qarkun e Fierit, do jetë kryeministri i ardhshëm.