E shkuara dhe profili i një pjese të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike kompromenton rëndë Republikën e Re dhe parimet e saj, të shpallura nga Lulzim Basha.<br /><br />Përpos trembëdhjetë kandidatëve me rekorde kriminale, të identifikuar tashmë, disa kandidatë nuk specifikojnë llojin e diplomës së shkollës së lartë, duke krijuar dyshime të forta se janë pa arsim të lartë.<br /><br />Disa prej tyre shkruajnë në CV se kanë mbajtur vetëm poste drejtorësh, por nuk thonë asgjë se për çfarë janë diplomuar. Megjithatë, të gjithë thonë se kanë arsimin e lartë, përpos Florenc Spahiut, kandidat i PD në Vlorë, i cili ka shënuar në CV, arsim të mesëm.