Subscribe në Ora News
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se marrëveshja e 18 majit mes PS dhe PD i hap rrugë fitores vendimtare. Nga njësia 4 në Tiranë, kreu i opozitës u shpreh se Rama dhe Meta dalin dhe bëjnë spektakël, duke mos menduar për qytetarët.

Basha: Marrëveshja politike e 18 majit i hap rrugë fitores vendimtare që po ju e keni në dorë në 25 qershor. Prandaj të jeni të qartë që kjo beteje nuk u fitua nga një krah politik kundër një krahu tjetër. Kjo betejë u fitua nga bashkimi i qytetarëve dhe është për ju.

Fushata për zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më në qendër politikanin, cirkun e politikës, por do të ketë hallin e problemeve tuaja, zgjedhjen e problemeve tuaja.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-marreveshja-e-18-majit-per-fitore-rama-4-vjet-ka-bere-ezel/