Zbardhet dëshmia e dy fëmijëve të mitur amerikanë, të cilët u larguan nga shtëpia pasi pretendojnë se i dhunon nëna e tyre.<br /><br />Në dëshminë që kanë dhënë në Polici, djali i vogël është shprehur se rreth dy javë më parë nëna e tij Andrea Bailey-Kay i ka përplasur kokën në tokë.<br /><br />Dhuna sipas fëmijëve ka vijuar edhe më pas. ?Dy ditë para se të largoheshim nga banesa unë dhe Tevish kemi marrë disa ushqime pa lejen e nënës dhe kur ajo e mori vesh, na rrahu me rrip?- thotë në dëshminë e tij i mitur Tajg.