Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Agjencia Kombëtare e Mjedisit zbulon dy zona të reja të plazhit në Durrës ku nuk këshillohet frekuentimi. Të dhënat kanë dalë nga analizat e kryera në 120 pika të ndryshme të bregdetit shqiptar. Megjithatë lajmi i mirë vjen për tre plazhe të cilat një vit më parë rezultuan të ndotura, por në raportin e ri kanë dalë nga zona e rrezikut.
Nga 120 pika monitorimi të cilësisë së bregdetit të Shqipërisë plot 99 pika kanë rezultuar të një cilësie shumë të mirë.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Julian Beqiri, në prezantimin e raportit për 2017 tha se ndër plazhet më të mira renditet ai i Palasës, i futur për herë të parë në këtë listë.
Julian Beqiri: Plazhi i Dhermiut e monitorojmë me 5 pika monitorimi të një cilësie shumë të mirë të pesta, kemi plazhin Qeparo.
Por pavarësisht punimeve për impiantin e ujërave në zonën e kanalit të Çukës, këtë vit janë shtuar 2 zona problematike në plazhin e Durrësit.
Julian Beqiri: Kemi plazhin e Durrësit me 21 pika monitorimi.Këtu mund të vëmë re se kemi përkeqësim në dy pika monitorimi, është plazhi i Zhironit dhe pas kompleksit Tropikal pas kanalit.
Drejtori i Agjencisë ngre shqetësimin se pushteti lokal është ende larg punës që duhet të bëjë, përsa i përket pastrimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ja-plazhet-me-cilesi-te-mire-qe-mund-ti-frekuentoni-pa-merak/