LEZHË-Një banese 3 katëshe është përshirë nga flakët në lagjen pranë Bordit të Kullimit në Lezhë.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Flakët u pikasën rreth orës 20:00 të mbrëmjes në papafingon e shtëpisë.

Kanë qenë pjesëtaret e familjes të cilët kanë parë flaket dhe kanë dalë menjëherë nga banesa, duke njoftuar zjarrfikësit dhe policinë në lidhje me ngjarjen.

Këta të fundit ndërhynë në një kohe të shpejtë, duke neutralizuar zjarrin që mos të përhapej në të gjithë banesën.

Nga zjarri është djegur vetëm kati i fundit i shtëpisë. Dyshohet se shkak për rënien e zjarrit është ka qenë një shkëndijë elektrike.