Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me studentë në Elbasan, premtoi uljen e tarifave të studimeve dhe se universitetet publike sipas tij do të financohen nga buxheti i shtetit.
Basha u shpreh se universitetet private nuk do të marrin fonde nga shteti. Ai ironizoi edhe kryebashkiakun e Elbasanit.
Basha: Vetëm me TVSH-në mblidhen 1.6 miliardë euro në vit. Këta morën angazhim të rrisnin buxhetin për universitetet. Do ta çonin 5%. Tani është 2.9%. Lekët që i kanë marrë nga taksat nuk i kanë çuar për arsimin tuaj. Tani thonë që përveç lekët që u marrin prindërit tuaj, tani do të marrin edhe një herë lekë me tarifat e kripuara.
Në Tiranë, lali fiku ka shpikur tarifën e shkollës. Lala këtu e ka shpikur? Se këta janë shif rrushi rrushin dhe piqu. E ka zënë hashashi ëë? Hashashi në pleqni, s?ke çfarë t?i bësh.
I marrin lekët dhe i çojnë diku tjetër. Thelbi i politikës së re në arsim që nga buxheti i shtetit të parët që do të përfitojnë do të jetë arsimi parashkollor, 9 vjeçar, të mesmet dhe universitetet. Universitetet do të financohen nga buxheti i shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-ironizon-qazim-sejdinin-e-ka-zene-hashashi-ne-pleqni/