KORCE-Nga Erseka në një takim elektoral, kryetari i PS, Edi Rama njëherazi dhe kryeministër u shpreh se vota kunder PS do të ishte para e vjedhur nga xhepi i tyre.

Sipas Ramës, partitë e vogla ekzistojnë në një qeveri vetëm për të bërë presion për poste drejtorësh dhe jo për reforma.

?Vota për të tjerët është votë për t?iu dhënë mundësi atyre për të futur duart në xhepin tuaj, në punën tuaj në punët e shtetit tonë. Janë forca që nuk kanë lidhje me shtet ndërtimin që për 27 vite kishte krijuar sistemin kanceroz që po nuk morëm kaq drejtori e zyra nuk e lejojmë shtetin të ndërtohet as reformat që të bëhen?.

Madje Rama duke qenë në vendlindjen e Fan Nolit tha se ky i fundit nuk do të gjejë rehat as nëntokë nëse vota nuk shkon për PS.

?Unë besoj shumë se këtu në Kolonjë ju nuk duhet të votoni si socialistë apo demokratë dhe duhet të votoni si nipërit mbesat e Fan Nolit, mendoni sikur ti kërkoni një mendim peshkopit të madh. Fan Noli e të tjerët do rrotullohen në varr nëse coni votën për të tjerët?.