Nga Durrësi Presidenti i zgjedhur Ilir Meta deklaroi se të rinjtë fuqinë me të madhe kanë votën ndaj duhet ta përdorin atë që të mos jenë indiferentë karshi proceseve demokratizuese.<br /> <br />Gjatë fjalës së mbajtur në aktivitetin ?Promovimi dhe fuqizimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor?, Meta nënvizoi se të rinjtë duhet të jenë modeli i kundërti i arrogancës dhe të japin shembull bashkëpunimi e tolerance.