LIBRAZHD-Kryeministri Rama ka folur troç nga Librazhdi gjatë takimit të sotëm elektoral.<br /><br />Teksa ka pranuar se nuk kanë bërë sa duhet, por vetëm sa kanë pasur mundësi, Rama ka kërkuar ndihmë nga shqiptarët. Që ti japin votën PS që kjo e fundit të marrë në dorë e vetme fatet e vendit.<br /><br />?Nuk kemi bërë sa duhet por sa kemi mundur, nëse na e jepni fuqinë të plotë do të bëjmë 4 fishin e atyre që kemi bërë në 44 muaj. Na duhet forcë, vendosmëri dhe kokëfortësi e madhe për ti sprapsur hordhitë e gjykatësve, hordhitë e partive që sulmojnë administratën dhe që ia nxijnë jetën njerëzve, hijet e së kaluarës që duan të mbajnë peng vendin. Na ndihmoni, më ndihmoni të përmbysim sistemin që po mban peng vendin, ngrijeni lart flamurin kuqezi, të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit?, tha Rama.