Surprise Me!

Kryeqyteti në monitorim nga toka dhe ajri

2017-07-09 48 Dailymotion

Sot në qarkun e Tiranës ka nisur monitorimi nga ajri me anë të helikopterit, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Krahas monitorimit nga ajri, vijon kontrolli i imtësishëm i territorit nga toka.

Gjatë ditës së sotme u monitorua dhe u kontrollua zona e fshatrave:

Në Njësinë Administrative Dajt, në pjesën pyjore të fshatit Priskë e Madhe, në kufi me fshatin Gurrë, Parku kombëtar i malit të Dajtit deri tek vilat qeveritare, Fshati Qafë-Mollë deri tek rezervat e shtetit, fshati Shkall, fshati Murth, fshati Dershen dhe fshati Selb.

Në Njësinë Administrative Zall-Bastar, fshati Bullcesh, deri në afërsi të liqenit të Bovillës, vendi i quajtur Kodër Lucë, fshati Zgurë deri tek lumi në kufi me territorin e Krujës, fshati Gjepal dhe Mal Gjepal, fshati Vilëz dhe Mal Vilëz, fshati Mner dhe Mner i Sipërm, fshati Bastar Murizë, fshati Bastar i Mesëm, fshati Selitë e Malit, fshati Muricaj.

Në Njësinë Administrative Shën Gjergj, fshatit Fag deri në kufi me fshatin Kllojkë, fshati Parpunjë e gjithë zona e pyllëzuar sipër këtij fshati deri tek vendi i quajtur Stani i Roshevës, fshati Vokumone deri në kufi me Elbasanin, fshati Kollogjesh tek liqenet deri në kufi me zonën e Librazhdit, fshati Bizë dhe vendi i quajtur Liqenet e Bizës deri në kufi me zonën e Librazhdit, vendi i quajtur Stani i Dukëve në zonën e fshatit Bizë, fshati Srep, e gjithë zona e pyllëzuar në dy anet e lumit i cili shkon në fshatin Urë, fshati Burimas dhe fshati Shën Gjergj deri tek mali me gropa, fshati Dom dhe fshati Derje si dhe fshati Façesh.

Gjatë monitorimit dhe kontrollit të zonave nuk u evidentua asnjë parcelë e kultivuar me bimë narkotike.

Operacioni i monitorim - kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, nga ajri dhe toka./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon