Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike po përjeton orë dhe ditë intensive të betejës së saj më të rëndësishme pas 4 vitesh opozitë, përpjekja për të fituar besimin e qytetarëve dhe për t?u ri ngtitur në pushtet. Ora News ndoqi nga afër një ditë fushate derë me derë të kandidatëve demokrat, por dhe betejën e dyfishtë në Kavajë.
Partia Demokratike ndodhet në një moment te rëndësishëm në provën gjenerale për të treguar në qoftë se e ka lënë pas shijen e hidhur të humbjes ne vitin 2013, dhe ka arritur të rikthejë besimin tek publiku për ta pranuar si alternativë qeverisëse.
43 vjeçari Lulzim Basha, pas asaj që shpalli si fitore të një beteje politike 3 mujore ne cadër para kryeministris, në takime me simpatizantë shfaqet energjik, me batuata dhe i bindur se pas 25 qershorit në vend do të instalohet ?Republika e Re?
Në rrugën e vrullshme drejt zgjedhjeve të 25 qershorit, Basha, deri në këtë momente ka zgjedhur si model fushate ?town hall-et? me qytetarët në gjithë vendin.
Takimet derë më derë për të shpalosur programin qeverisës, ia ka besuar listës së kandidatëve, që mban firmën e tij dhe e cila u diskutua jo pak për faktin se u përjashtuan figurat kryesore që ndër vite gdhenden historinë e Partisë Demokratike.
Falmur Hoxha, ka braktisur pasionin e tij 25 vjeçar, biznesin, dhe për herë të parë anagazhohet si kandidat për deputet në një forcë politike. Bashkia e Kamzës është zona që i është besuar, më shumë se 16 orë në ditë e gjen në takime me qytetarët, problemet e të cilëve janë të shumta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ora-news-nje-dite-ne-takimet-elektorale-te-partise-demokratike/