Maturantët në të gjithë Shqipërinë kanë zhvilluar sot provimin e Gjuhë-Letërsisë.

Rreth 40 mijë studentë në gjithë vendin iu nënshtruan një provimi të kontrolluar në mënyrë që të mos shkelej asnjë rregull.

Në një lidhje direkte për Report Tv pas provimit, maturantë të gjimnazit "Ismail Qemali" në kryeqytet u shprehën se provimi nuk ishte i vështirë.

Megjithatë i mbetet rezultateve ta përcaktojnë këtë pasi deklartat e maturantëve bëhen në kuadrin e përgatitjes së tyre duke reflektuar nivelin e studimeve gjatë viteve të gjimnazit.