Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të hedhë me short mes LSI dhe PDIU për të përcaktuar numëruesin e tretë në zgjedhje.
PS, PD dhe PR do të kenë nga një numërues në zgjedhje, ndërsa pritet edhe numëruesi i tjetër që do të dalë nga shorti LSI-PDIU.
Vendimi për tu caktur me short numëruesi i trete u mor me 6 vota pro dhe një kundër.
Kundër këtij shorti ka qenë përfaqësuesi i LSI, Gëzim Veleshnja.
Mesila Doda: Ne kërkojmë të drejtën tonë për të marrë pjesë në shortin në respektim të kodit zgjedhor dhe të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ndërsa sa i përket konfigurimit politik nuk është në prerogativën e kësaj trupe këtu që të kemi mundësi ta vendosim ne.

Njazi Kosovrasti: Ti nuk mund të shikosh numrin e mandateve në momentin që gjykon për çështjen. Në momentin që gjykon për çështjen duhet të shikosh pozicionin qëndrimin politik, është në qeveri apo jo.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/numerues-i-trete-ne-zgjedhje-kqz-vendos-te-hedhe-short-mes-lsi-dhe-pdiu/