Në pritjen e fundit me trupin diplomatik, presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi rolin e Shqipërisë në rajon në funksion të politikës së jashtme të fqinjësisë së mirë.

Kreu i shtetit tha se Shqipëria ka qenë gjithnjë bashkëpunuese dhe një partner i aleatëve të saj për zgjidhjen e problemeve me të cilat po përballet sot bota dhe njerëzimi.

Presidenti Nishani ngriti si shqetësim mungesën e ambasadorëve shqiptarë në disa seli diplomatike për të cilat tha se shpresonte që të zëvendësoheshin në të ardhmen.

Tv Klan