Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Loja e rrezikshme online, e quajtur ?Balena Blu? ka mbërritur edhe në Gjirokastër.
Një vajzë vetëm 12 vjeçe, nxënëse e shkollës ?Koti Hoxhi? në Gjirokastër, është bërë pre e lojës së rrezikshme që të con në vetëvrasje
Drejtoria Arsimore e Gjirokastër konfirmoi rastin.
Vajza me banim në zonat rurale por që frekuentonte shkollën në qytetin e Gjirokastrës, kishte dy javë që luante me ?Balena Blu?
12 vjeçarja kishte filluar të shfaqte shenja agresiviteti, të sillej keq me bashkëmoshatarët por dhe të mos hante ushqim. Vajza ndodhej në nivelin e 33-të të lojës ku ajo duhej të shpërndante informacion me shokët dhe shoqet e saj për lojën.
Në këtë moment shokët dhe shoqet e klasës kanë kontaktuar me mësuesen dhe më pas në prani të psikologes vajza ka treguar për përfshirjen e saj në lojë.
Një tjetër detaj është dhe fakti se vajza nuk kishte telefonin e saj por një person i tretë i ka dhënë në dorë telefonin për të luajtur.
Drejtoresha Arsimore nuk pranon të japë shuëm detaje duke ia lënë policisë ngjarjen por i bën apel prindërve të bëjnë kujdes.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balena-blu-loja-e-rrezikshme-per-femijet-verifikohet-ne-gjirokaster/