Ina Rama, Sokol Çomo dhe Albana Shtylla, do të jenë pjesë e kupolës që do të gjykojë gjyqtarë dhe prokurorë.

Ish-kryeprokurorja, ish-zv/ministri dhe ish-anëtarja e KQZ, të kontestuar nga opozita, janë pjesë në Kolegjin e Apelimit, e konsideruar ndryshe si gjykata e Apelit të Vettingut.

Do të jetë kjo strukturë që do të shqyrtojë ankesat e njerëzve të drejtësisë të cilët në shkallën e parë preken nga Vettingu dhe pezullohen ose përjashtohen nga sistemi.

Pjesë e kolegjit do të jenë dhe Ardjan Hajdari, Natasha Mulaj , Luan Daçi dhe Rezarta Schutz.

Kjo e fundit që rezultoi fituese pas shortit me gogla ishte e vetmja kandidate që kapërceu me vota deputetësh nga lista B, e aplikantëve që nuk përmbushnin kriteret, tek lista A e atyre që mund të mund të votoheshin.