LSI dhe PDIU do kenë anëtarë në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit. <br /><br />Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes këtyre dy forcave politike.<br /><br />Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek.