Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tifozët e Tiranës kanë organizuar një protestë përpara bashkisë së kryeqytetit pasi skuadra e tyre e zemrës ra në kategorinë e parë. Mbështetësit bardheblu kërkojnë nga kryebashkiaku Velijaj shkarkimin e presidentit Refik Halili dhe njëkohësisht pretendojnë që bashkia të jetë më e pranishme në mbështetje të ekipit.

Tifozët e Tiranës nuk kanë se si ta kalojnë atë cfarë ndodhi me skuadrën e tyre të zemrës. Rënia e ekipit bardheblu në kategorinë inferiore për herë të parë në histori ka shkaktuar një plagë të thellë për të cilën grupimi kryesor i tifozëve të Tiranës "Tirona Fantaics" bën përgjegjës jo vetëm presidentin Refik Halili, por edhe bashkinë e kryeqytetit që zotëron 34 % të aksioneve.

Për këtë arsye ky grupim organizoi një protestë përpara bashkisë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/protesta-e-tifozeve-mbeshtetesit-e-tiranes-protestoje-perpara-bashkise/