Një ditë përpara mitingut të saj kombëtar të matjes së forcës, që do të mbahet sot pasdite në sheshin ?Nënë Tereza?, LSI ka nxehur debatin politik në raport me PS-në. Ish-kryetari i kësaj partie dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka thënë se Rama nuk ka vrimë ku të futet nëse prek votën e shqiptarëve, teksa Gramoz Ruçit i ka kujtuar një episod të vitit 1996, ku sipas tij, iku në Greqi me fustan grash.<br /><br />Përpos retorikës elektorale të Metës dhe partisë së tij, bie në sy fakti se të dy këto akuza dhe ky fjalim i djeshëm nga Fushë-Kruja, ngjajnë si dy pika uji me një fjalim të Sali Berishës në 27 prill të këtij viti nga çadra e protestës së opozitës.<br /><br />Shqiptarja.com po sjell të dy deklaratat, të Metës dje nga Fushë-Kruja dhe të Berishës në prill nga ?Çadra e Lirisë? për të bërë krahasimin se pse regjistrimi i komunikimin i dy bashkëpunëtorëve dikur në qeveri, është bërë e njëjtë.
