Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas kthimit nga SHBA, kryetari i opozitës Lulzim Basha ndërmori një tur takimesh elektorale në qarkun e Durrësit. Me banorët e Kënetës, Basha i bëri thirrje atyre që i quan falanga e krimit të heqin dorë nga zgjedhjet , ndërsa tha se si asnjëherë tjetër opozita shqiptare ka mbështetjen e vendeve të civilizuara nga SHBA dhe deri tek Gjermani.
Basha: Kemi si asnjëherë sytë e gjithë botës, mbështetjen e gjithë botës nga SHBA, në Gjermani të cilët duan një Shqipëri me një qeveri të përgjegjshme që ka vullnetin, përvojën, dëshirën dhe vendosmërinë të punojë për shqiptarët.
Basha tha se programi ekonomik i PD parashikon ulje taksash dhe mbështetje ndaj biznesit masa që sipas tij po diskutohen në SHBA.
Basha: E përmendi disa here presidenti, ulja e taksave, investimi për stazh dhe për rininë. Investimi për të mundësuar që të gjtihë fëmijët amerikanë të vazhdojnë shkollën e lartë. Mbështetja për biznesin e vogël. Krijimi i një klime për investitorët amerikanë dhe të huaj, mbështetja e fermerëve amerikanë. Ky është edhe programi im. Do thoni ju e kopjova unë Trumpin, apo Trumpi më kopjoi Lul Bashën. As njëra as tjetera, ky është plani si funksionon ekonomia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-opozita-ka-mbeshtetjen-e-shba-dhe-gjermanise/