Me përshtypjet për takimin me presidentin amerikan, Donald Trump, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nisi një takim në zonën e ish - Kënetës në Durrës. Basha tha se përpalsja PS - LSI tregon prishjen e pazareve mes tyre.

Jashtë akuzave të Bashës nuk mbetën edhe LSI dhe Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet.

Basha tha se Partia Demokratike ka një program për të qeverisur vendin me ulje taksash dhe rritje të ardhurash për familjet shqiptare.

Basha akuzoi Kryeministrin Rama se shkatërroi ekonominë duke harxhuar miliarda euro për palma, zyra dhe makina luksi.

Tv Klan