Nga Cakrani i Fierit, Gramoz Ruçi i është përgjigjur ashpër kreut të Kuvendit Ilir Meta, pas deklaratës së tij një ditë me parë se e njeh mirë Ruçin. Ky i fundit ka parlajmëruar Metën se edhe mund të shkarkohet si President i Republikës nëse nuk do të zbatojë Kushtetutën.

?Presionet dhe shantazhet që bën me votat e socialistëve që e zgjodhën edhe president, qe nuk do të dekretojë as qeverinë, janë të kota. Nëse ka këto mend të mos e bëjë betimin në 24 korrik. Nëse do shkojë me këto mend e do shkelë kushtetutën, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do të jetë edhe Presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruçi.?

Përplasjet Meta Ruçi nisën pas goditjes së një të riu në Zharrëz, ngjarje për të cilën LSI akuzoi përfaqësues të Partisë Socialiste.

/Tv Klan