Surprise Me!

Report TV - Listat e partive, emrat e fshehtë të kandidatëve për deputetë

2017-07-10 1 Dailymotion

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton se kanë ndryshuar gjeneralitetet në të shkuarën, kryesisht për arsye estetike, por edhe misterioze.<br /><br />Referuar formularëve të dekriminalizimit, të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një pjesë e kandidatëve, madje pjesë e listës fituese të partive kryesore, kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat në të shkuarën.<br /><br />Dhjetë kandidatë të Partisë Demokratike kanë pasur emra ose mbiemra të ndryshëm para se të përfshiheshin në listën e Republikës së Re. Andrea Mano, pjesë e listës fituese në Qarkun e Korçës, rezulton se emrin e parë e ka pasur Aldo. Edhe kandidati i PD në Lezhë, Anton Frrokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet. Ai quhej Anton Biba. Po ashtu, edhe krerët e PDK dhe PR, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD, kanë ndryshuar gjeneralitetet.

Buy Now on CodeCanyon