Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në ?Arena? nga Dritan Hila në Ora News, sqaron se çfarë është Republika e re.
Shehi: Do të ulet TVSH nga 20 në 15%, të gjitha taksat e tjera në 9%. Do të ulim taksën mbi korporatën, do ulim rreth 20% energjinë elektrike. Nga krahu tjetër do ngremë pensionet minimale. Do marrim dy masa. Një që e ngre biznesin e vogël dhe të mesëm dhe e dyta, shtresat më të varfra i ngremë në nivel konsumatorësh. Një njeri që ka 100 mijë lekë pension çfarë do të konsumojë.
Këto dy gjëra do të bëjmë për të çliruar ekonominë shqiptare, qoftë edhe me rriskun e rritjes së inflacionit. Ku do gjenden paratë? Ne po ngremë sistemin e taksave më të ulëta në Evropë. Që nga kjo ditë na lind e drejta morale që t?ia mbledhim qytetarëve dhe biznesit. Nuk kemi për t?i lënë për të evadu. Sot taksat në Shqipëri mblidhen 54%, në qoftë se me këtë sistem të ri do t?ua mbledhim të gjithëve, në nivelin 70-75 për qind.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehi-ja-cfare-synon-republika-e-re/