FIER-Dhjetëra romë nga Mbrostari, Levani, Baltezi dhe Driza kanë protestuar para Bashkisë së Fierit.

Ata kërkojnë më shumë të drejta dhe shërbime të munguara si rrugë, ujë dhe drita.

Ndërsa banoret romë të Levanit kërkonin dëmshpërblim apo restaurim te banesave të dëmtuara nga përmbytjet e vitit 2015.

Protesta ishte e paralajmëruar ndërsa dhjetëra efektivë policie kanë bllokuar hyrjen e bashkisë për të parandaluar ndonjë rast dhune.

Ndërkohë një përfaqësi e romëve është pritur me pas nga kreu i Bashkisë Fier i cili i ka sqaruar në lidhje me problematikat e tyre.