Afro 1200 studentë të rinj do të mirëpresë Fakulteti i Ekonomisë për këtë vit akademik. Zëvendës dekani i këtij universiteti, Ervin Demo, bën me dije se numri i pranimeve do të vijë në rritje, ndërsa tarifat do jenë po ato.<br /><br />Ashtu siç edhe pati premtuar Ekonomiku do të hapë dyert për ata që duan të transferojnë studimet në këtë universitet.<br /><br />Kuotat për transferimet do të përcaktohen në bazë të kërkesave dhe aplikantëve që plotësojnë kriteret./Tv Klan