Surprise Me!

KQZ reagon për incidentet në fushatë

2017-07-10 1 Dailymotion

Në një kohë kur politika ka ashpërsuar tonet e kur palët kanë nisur të akuzojnë njëra-tjetrën për incidente gjatë fushatës elektorale vjen edhe reagimi i parë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Në një dalje për mediat, kreu i këtij institucioni, Klement Zguri u bëri thirrje partive politike të distancohen nga veprimet e dhunshme.

?Të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm që bie ndesh me liritë dhe të drejtat e individit dhe në veçanti kuadrin ligjor për zgjedhjet?, tha kreu i KQZ.

Zguri kërkoi nga subjektet zgjedhore dhe agjencitë ligjzbatuese që jo vetëm të mos përfshihen në fushatë por të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti.

?Zbardhja e plotë, e shpejtë dhe me transparencë e çdo incidenti, do të nxirrte në pah të vërtetën e do të shmangte çdo keqpërdorim të tyre?, tha Klement Zguri.

Kjo deklaratë e kreut të KQZ-së vjen pas denoncimeve publike të bëra nga LSI-ja për dhunim të militantëve të saj nga mbështetës të Partisë Socialiste. TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon